Subscribe

1 në 6 qytetarë që testohen për Covid-19 në kryeqytet rezulton pozitiv.

 

Epidemiologët e terrenit shprehen se Tirana vijon të mbetet vatra kryesore në vendin tonë, ndërsa listojnë edhe zonat më problematike.

 

“REXHEP MUJA

EPIDEMIOLOG

Nga testimet e përditshme shikojmë që variojnë, ka raste psh ku 1 në 6 teste rezulton pozitiv. Ne po bëjmë teste të shpejta, por aty ku shohim që duhet të ndërhyjmë, bëjmë teste molekulare dhe garantohemi nëse përgjigjja e testit është e saktë. Vazhdojnë të jenë vatrat ekzistuese aktive si ish-Blloku, Astiri, Kamza, Kinostudio, Kombinati.” 

 

Nxënësit e sistemit parauniversitar dhe mosha aktive deri në 40 vjeç, që nuk janë imunizuar, janë kryesisht transmetuesit më të mëdhenj të infeksionit.

 

“Ne i kushtojmë shumë rëndësi vatrave nëpër shkolla, duam që zinxhirin transmetues i infeksionit të ndërpritet sa më parë. Janë transmetues nxënësit,  disa janë me simptoma e disa jo. Nuk kemi shumë shkolla, por vazhdon hetimi epidemiologjik kudo ku kemi infektime.”

 

Edhe pse situata në spitale paraqitet e qëndrueshme, specialistët rekomandojnë test pas çdo dyshimi, pasi qendrimi në ambientet e mbyllura, qarkullimi në masë i variantit “Delta” dhe mosrespektimi i masave, mund të favorizojnë përhapjen e  infeksionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *