E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 sekonda më parë
Kosova

Tirana uron pavarësinë e Kosovës

Presidenti i republikës Ilir Meta i ka dërguar nje mesazh urimi homologut kosovar Hashim Thaçi, ne 10 dhjetorin e shpalljes se pavarësisë se Kosovës. “Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë, “shkruan kreu i shtetit shqiptar Meta.

 

Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka uruar shqiptaret e Kosovës ne ketë përvjetor te pavarësisë. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha thekson se ne ketë dite te gjithë jemi krenare per Kosovën. “Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianizimin e të gjithë Ballkanit,” shkruan lideri i opozitës Basha. Ndërkohe qe kryeministri Edi Rama ndodhet ne Prishtine per te marre pjese ne festimet e dekadës se pare te pavarësisë se Kosovës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë