E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana thyen Kukësin, Partizani hap të sigurt drejt titullit

Ekipi Kukësi është thyer në shtëpi me rezultatin 0 me 1 nga Tirana.

 

Goli I shënuar në minutën e 87’ të takimit nga ana e Albi Dokës I mjaftoi ekipit bardheblu për të marrë 3 pikë me vlerë dhe për t’I shkaktuar ekipti të Armando Cungut humbjen e pestë sezonale.

 

Reklamë

Por kjo humbje në shtëpi e ekipit të Kukësit ka bërë që nga ana tjetër Partizani të bëj një hap më të sigurt drejt titullit kampion pasi me fitoren e arritur të shtunën në shtëpi përballë Kastriotit e ka çuar në plus 8 diferencën me verilindorët, të cilët mbajnë vendin e dytë.

 

Nga ana tjetër, ndeshja e luajtur në Gjirokastër përballë Luftëtarit dhe Flamurtarit u mbyll në barazim duke bërë që të dyja ekipet të marrin nga një pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë