E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Lifestyle

Tirana stampohet ne fustanet e Ardi Asllanit, stilisti i njohur, çmim në Slloveni

Stilisti i njohur Ardi Asllani ka përfaqësuar Shqipërinë me shumë sukses në një event prestigjoz të modës në Lubjanë të Sllovenisë.

Ardi Asllani ishte në mesin e 18 krijuesve më të mirë nga vende te ndryshme të Europës dhe ai u paraqit në këtë garë mode me fustanin e veshur nga Adrola Dushi që është pjesë e koleksionit “My Albania”.

Reklamë

Stilisti I njohur pjesë e televizionit Vizion Plus prej shumë vitesh, është vlerësuar me ‘4E’ nga organizatorët e eventit: ekzotik, eklektik, ekscentik, emocional.

Çmimi pritet të jepet më 16 tetor dhe fustani i frymëzuar nga rrugicat e qytetit të Tiranës, do të qëndrojë për një muaj në galerinë e hapur posaçërisht për muajin e “Design”.

Ardi Asllani gjithashtu është nominuar edhe si kandidat për kategorinë “It Factor Of Country”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë