Tirana, Shkupi e Podgorica më shumë bashkëpunim
Tirana, Podgorica dhe Shkupi tashmë hapin një faqe të re bashkëpunimi mes tyre, gjë që do të shtjonë projektet e zhvillimit. Erion Veliaj priti në një takim kreret e dy kryeqyteteve fqinje ku nënvizoi se ka më shumë gjëra që i bashkojnë se i ndajë vendet respektive.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Shumë shpejt do të kthehem në Podgoricë, jo vetëm për të kthyer vizitën, por edhe për të parë konkretisht sesi mund të punojnë skuadrat tona. Mes dy qeverive kemi një raport special, ka ardhur koha që edhe në nivelin e qeverisë lokale të pasqyrojmë të njëjtin bashkëpunim. Mezi pres që të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën për suksesin tonë të përbashkët”
Reklamë
Kryebashkiaku i Podgoricës e cilësoi Tiranën si një qytet në ndryshim të vazhdueshëm.
Ivan Vukoviç
KRYETAR I BASHKISE SE PODGORICES
“E dimë që qeveritë tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer politike dhe ekonomike, jemi aleatë në NATO, dhe kjo është diçka që duam ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Me punën e shkëlqyer që z. Veliaj po bën në Tiranë dhe që është një burim frymëzimi, po shohim mundësitë për ndarjen e ideve”
Ndërsa kryebashkiaku i Shkupit u shpreh se Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Petre Shilegov
KRYETAR I BASHKISE SE SHKUPIT
“Takimi që patëm, konfirmon se qyteti i Tiranës, qyteti i Shkupit, një qytet “simotër”, me kryebashkiakë që e kuptojnë njëri-tjetrin e që ndajnë eksperienca në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Tiranës dhe Shkupit, me bashkëpunimin midis administratave tona, besoj fuqishëm se pak nga pak, po kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.”
Veliaj shtoi më tej se pavarësisht sfidave, Tirana dhe Shkupi janë qytete të mundësive te medha.




