Subscribe

Java e nëntë e Kategorisë Superiore do të sjellë në fushën e blertë të tjera takime interesante. Tirana  udhëton drejt Korçës ku e pret një sfidë jo shumë e lehtë përballë Skënderbeut. Bardheblutë e kanë detyrim fitoren për të ruajtur kështu rezultatet pozitive . Në prag të sfidës, tekniku bardheblu Nevil Dede vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

 

NEVIL DEDE

TRAJNERI I TIRANËS

 

“Me rëndësi është ta vlerësojmë. Respektojmë kundërshtarin dhe historinë që ka, si dhe atë që bëjnë. Janë një ekip që po mundohen të bëjnë gjëra të mira. Shkojmë në një qytet që ka bërë histori, por shkojmë me objektiv maksimal. Kam nostalgji për ata periudhë që kam punuar atje. Është garë dhe duam të fitojmë. Po mendojmë vetëm për ndeshjen me Skënderbeun. Pa kaluar ajo ndeshje nuk mendojmë për të radhës. Normalisht është një periudhë me shume ndeshje”.

 

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat , tekniku Dede u shpreh se skuadra është rritur shumë dhe psikologjikisht.

 

NEVIL DEDE

“Rezultatet i japin besim ekipit. Me një klimë pozitive lojtarët japin më të mirën. Do mundohemi të jemi pozitivë. Ana psikologjike është e mirë, por duhet të mundohemi të shënojmë sa më shpejt edhe më shumë. Kemi elementë të rinj që duan qetësi dhe minuta”

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera,  Teuta udhëton në Fier , Kastrioti pret Kukësin, Laçi  Vllaznia dhe javën e mbyll sfida Partizani-Bylis .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *