Subscribe

Mbrëmja e të dielës mbylli dhe ndeshjet finale të Kupës së Federatës në Basketbollin shqiptar. Tek meshkujt, u luajt një derbi kryeqytetas ku në fund Tirana arriti të dilte fituese. Edhe pse me pranin e pak tifozëve në palestrën ”Dhimitraq GOGA ” në Durrës, sërish një ndeshje derbi u përjetua me të njëjtën grintë dhe emocion. Bardheblutë mundën 88-66 të kuqtë e Erdal Borovës në një sfidë, ku ishin kryesues në çdo moment. Lojtari më i mirë ishte shtatlarti Hysenagolli, i cili u bë protagonist i 23 pikëve. Ndërsa të kuqtë nuk ishin në formën më të mirë, pasi ishin gjithmonë në ndjekje të rivalëve të tyre.

 

Nga ana tjetër, nuk kishte surpriza në basketbollin e femrave, pasi Flamurtari vijon të mbetet skuadra më e fortë në vend. Vajzat vlonjate mundën në finale Partizanin me rezultatin përfundimtar 83-65. Një ndeshje pa shumë histori dhe shumë e thjeshtë për t’u fituar nga kampionet e Shqipërisë, që gjatë gjithë ndeshjes ruajtën diferencë të madhe me pikë. Në parket u dallua basketbollistja e Flamurtarit, Laura Jane Johnson me 31 pikë, por pas nuk mbeti edhe sportistja e partizanit Aida Palko, me 24 pikë .

 

Në këtë mënyrë, Tirana e meshkujve dhe Flamurtari i femrave bëhen automatikisht pjesë e Ligës Unike në edicionin e ardhshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *