Subscribe

Shqipëria provokon Athinën zyrtare duke trajtuar zyrtarisht çështjen çame ne Tirane. Kështu shkruan e përditjshma “Proto Thema” në një artikull të saj me titull; “Qeveria greke qëndron e plogësht përballë provokimeve të Turqisë dhe Shqipërisë”. Në këtë shkrim thuhet se ndonëse pala greke e quan të mbyllur çështjen çame, ministri i jashtëm shqiptar e hap atë gjatë vizitës zyrtare të homologut të tij Kotzias në Tiranë. Ndërkohë, gazeta “Kathimerini”, shkruan se historia përsëritet. E përditshmja i referohet takimit të Micotaqis në janar të vitit 1991 në Tirane me ish-presidentin Alia, por ky i fundit, sikundër dhe qëndrimi i ashpër i Stefanopulos në takimin me Moisiun, paralajmëruan për incident diplomatik. Ne artikullin e saj “Kathimerini” vijon se dy ministrat e jashtëm folën per angazhime te përbashkëta në NATO dhe në perspektivën europiane të Shqipërisë në BE. Të martën ministri i jashtëm grek vijon vizitën e tij në Tiranë me një takim me  kryeministrin Edi Rama.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *