Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Tirana, Podgorica dhe Shkupi faqe të re bashkëpunimi

27 Tetor 12:32

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj wshtw takuar me kreun e Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviç dhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, të cilët vizituan Tiranën në kuadër të punimeve të Forumit “17 + 1”, një takim mes kryebashkiakëve të kryeqyteteve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

 

Veliaj dhe dy homologët e tij nga rajoni diskutuan rreth nismave të përbashkëta në fushën e investimeve, transportit, financave, arsimit, kulturës dhe shkëmbimit të eksperiencave.

 

Teksa përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviç e cilësoi Tiranën një qytet të mrekullueshëm.

 

“Jemi shumë të lumtur që jemi në një qytet dhe vend miqësor. E dimë që qeveritë tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer politike dhe ekonomike, jemi aleatë në NATO, dhe kjo është diçka që duam ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Me punën e shkëlqyer që z. Veliaj po bën në Tiranë dhe që është një burim frymëzimi, po shohim mundësitë për ndarjen e ideve. Jam shumë i gëzuar që ndodhem në këtë qytet të mrekullueshëm, që është në ndryshim të vazhdueshëm. Sa herë që kthehem, shoh diçka krejtësisht të re, të ndryshme, ndaj përgëzime për ekipin e Tiranës”.

 

Kryebashkiaku Veliaj tha se dy qytetet kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë, prandaj ka ardhur koha që ky raport special që ekziston mes qeverisë malazeze dhe asaj shqiptare, të jetë edhe në nivel lokal.

 

“Mezi pres që të hapim një faqe të re bashkëpunimi me Podgoricën. Shumë shpejt do të kthehem në Podgoricë, jo vetëm për të kthyer vizitën, por edhe për të parë konkretisht sesi mund të punojnë skuadrat tona. Mes dy qeverive kemi një raport special, ka ardhur koha që edhe në nivelin e qeverisë lokale të pasqyrojmë të njëjtin bashkëpunim. Mezi pres që të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën për suksesin tonë të përbashkët”.

 

Ndërsa, kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, vlerësoi Tiranën për organizimin e Forumit “17+1” dhe shtoi se falë punës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre, Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

 

“Ishte kënaqësi të rivizitoja Tiranën edhe njëherë brenda këtij viti. Takimi që patëm, konfirmon se qyteti i Tiranës, qyteti i Shkupit, një qytet “simotër”, me kryebashkiakë që e kuptojnë njëri-tjetrin e që ndajnë eksperienca në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Tiranës dhe Shkupit, me bashkëpunimin midis administratave tona, besoj fuqishëm se pak nga pak, po kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Po shohim se Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve që janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian”.

 

Nga ana e tij, Veliaj tha se pavarësisht sfidave që kanë dy vendet, Tirana dhe Shkupi janë qytete të mundësive.

 

“Mezi pres që t’i barazojmë agjendat dhe të fillojmë edhe një garë të shëndetshme se kush i bën pak më shpejt mbjelljet e pemëve, ose transformimet urbane. Jemi në një situatë ku të dyja shtetet kanë sfida, si për integrimin europian, si për anëtarësinë tonë në NATO, por mbi të gjitha, për menaxhimin e qyteteve. Aty jetojnë njerëzit, aty ndjejnë dorën dhe fuqinë e shtetit. Unë dhe Petri jemi super të angazhuar që për komunitetet tona, qofshin këto të etnive të ndryshme, të besimeve të ndryshme, Tirana dhe Shkupi të jenë qytete të mundësive”.

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Bashkëpunim podgorice Shkop Veliaj

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit po dalin në pension, vështirësi për zëvendësimin e tyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.