Mungesa për orë të tëra e energjisë elektrike ka shkaktuar një stuhi komentesh të qytetarëve të tiranës në rrjetet sociale. Gazetarja Rajmonda Nelku, banore në Rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë shkruan se po qëndron disa orë në errësirë, ndonëse është një paguese e rregullt e energjisë elektrike. Gazetarja thekson se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga zyrat e shërbimit ndaj klinetit në OSHEE, veç qëndresës për më shumë se gjysëm ore në listë pritjen telefonike me muzikë Xhaz. Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe Eduard Caka, banor i “Rrugës së Kavajës”, i cili ironizon qeverisjen aktuale me postimin “Duke festuar pa drita themelimin e partisë së Blushit”. Ndërsa Genc Sejko shkruan se mungesës së punës dhe bukës, i shtohet edhe ajo e energjisë elektrike. “Në këtë vend nuk ka më shpresë”, – mbyll Sejko komentin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *