Subscribe

Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të jetë pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si “Winter Wonder”, në Bruksel. Ky event do t’i japë mundësi Tiranës të promovojë kulturën, historinë dhe turizmin. Pak para nisjes, Veliaj priti delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin në këtë panair.

 

“Jam shumë i lumtur që i urojmë rrugë të mbarë një superdelegacioni nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana, për Panairin e Vitit të Ri në Bruksel. Ne do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, të mbushur me produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët e Brukselit. Panairi do të jetë i hapur duke filluar nga data 24 Nëntor e deri për Vitin e Ri dhe besoj se s’ka për të pasur Krishtlindje dhe një Vit të Ri më të mirë, se sa duke vizituar stendën tonë për ushqimet, kulturën, muzikën dhe shoqërinë shqiptare”.

 

Veliaj tha se ky panair do të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve vendase dhe atyre të huaja.

 

“Mezi pres që të lidhim marrëdhënie të reja, partneritete, të lidhim shoqëri dhe miqësi apo të lidhim biznes me shumë prej atyre që do takojmë atje, qofshin këta shqiptarë a të huaj, dhe ju uroj që të vini të gjithë faqebardhë dhe të keni një 40-të ditësh fantastik”, deklaroi Veliaj.

 

Panairi i Brukselit është një nga më të mëdhenjtë në Europë, që vizitohet çdo vit nga qytetarë nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *