Tirana në “arrest shtëpie”/ Policia kontrollon për të “pa bindurit”
Kryeqyteti u zgjua këtë të dielë me rrugë të boshtatisura dhe gjithçka të mbyllur.
Nëse do kërkoje të blije bukë apo ilaçe sot, nuk ishte e mundur. Farmacitë, furrat e bukës dhe marketet kanë ulur qepenat.
Sipas urdhrit të qeverisë, izolimi total do të vazhdojë deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës.
Ndërsa lëvizja në ditët në vazhdim është e lejueshmë gjatë harkut kohor 5:00 me 13:00.
Sot në rrugët boshe të Tiranës, qarkulluan vetëm patrullat e policisë apo ushtrisë, të cilat ushtruan kontrolle mbi mjetet dhe këmbësorët, që kanë thyer vetkarantinimin pa patur asnjë motiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë gjobitur me 10.000 lekë, 154 këmbësorë dhe u është hequr leja e drejtimit 129 shoferëve për moszbatimin e urdhrit.
Ndërkohë, këtë të dielë personat, që kanë respektuar vetizolimin, kanë zgjedhur të dalin në ballkone si të vetmen mundësi për të marrë pak ajër.




