E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tirana nderon heroin e Hungarisë

Bashkia e Tiranës ka vendosur sot pllakatën përkujtimore të heroit kombëtar të Hungarisë Janosh Huniadi në kryeqytet. Në ceremoninë e posaçme, Veliaj shoqërohej nga presidenti hungarez Janohs Ader. Për Veliajn vendosja e kësaj simbolike në një nga lulishtet kryesore përbën një vlerësim dhe mirënjohje që vendi ynë ka ndaj marrëdhënieve dhe mbështetjes që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë e kombit shqiptar. Ndërsa, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Antal Heizer, vlerësoi si tepër të rëndësishme miqësinë mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi presidentit hungarez Ader çelësin e qytetit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë