Nga Tea Sadiku
Për të 27 vit radhazi panairi i librit bën bashkë mbi 90 shtëpi dhe ente botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Panele diskutimesh, promovime librash, takim me autorë dhe shumë aktivitete të tjera do ët mbahen përgjatë 5 ditëve në pallatin e kongreseve.
Edhe këtë vit nxënësit e shkollave dhe të moshuarit ishin të parët që iu drejtuan panairit. Një pjesë e tyre vijojnë të mbeten lexues besnik, që nuk mungojnë në asnjë edicion të eventit më të madh dedikuar letërsisë.
“Unë kam vite që lexoj, që në moshën 10 vjeç, dhe jam e apasionuar”, tha një lexues.
“Vij nga Fieri dhe më plëqen shumë, vij kastile. Kam zdhedhur rreth 15 libra që i lexoj gjithë vitin. Ne të vjetërit lexojmë akoma letërsi, dhe më duket se ne lexojmë më shumë se shoh që ka më shumë të moshuar se të rinj që marrin libra”, u shpreh për Vizion Plus një tjetër lexues.
“Panairi është një gjë shumë e mrekullueshme. Unë jam si fëmijë i vogël, që kur futem këtu bëhem si Liza në botën e çudirave”, tha një nga fëmijët e pranishëm në panair.
Risi në këtë edicion janë titujt e rinj ndërsa sfidë e botuesve mbetet afrimi i librit te lexuesi.
“Në qoftë se ne do arrijmë të fitojmë betejnë me librin në shkolle, do të kemi bibliotekat me sa më shumë libra e kemi fituar betejën me të ardhmen”, deklaroi për Vizion Plus Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve.
Në katin e dytë as këtë vit nuk mungon stenda e botimeve “Living” e cila sërish sjell një gamë të gjerë titujsh duke nisur nga libri artistik, biografi, tekste historike, romane bestseller, nobelistë, botime për fëmijë, etj., e që përmbushin kërkesat dhe shijet artistike të çdokujt.
Dyert e pallatit të kongreseve do të jenë të hapura deri më datë 17 nëntor dhe përgjatë këtyre ditëve përveç uljeve nga 10 deri në 50%, nuk do të mungojnë as temat e diskutimeve rreth problemeve të librit, ndarje çmimesh, promovime titujsh dhe autorësh të rinj.





