E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, Rama: Ngjarje historike, bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor

Tirana do të mirëpresë në datat 13-14 tetor Forumin e Investimeve EU-ËB6 (Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor).

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili e cilëson samitin si një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor.

Reklamë

“Mirmëngjesi dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–ËB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë