Subscribe

Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

 

Lajmin e beri te ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e konsideron si një mundësi që do të rrisë repitacionin e kryeqytetit.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË TIRAN

 

“Rrjeti B-40 filloi vitin e kaluar në Stamboll, u themelua aty, nga 40 qytetet më të mëdha të Ballkanit. Janë qytete me mbi 50 mijë banorë. Këtë vit, rrjeti ka shkuar në 70 qytete. Presidenca këtë vit është këtu në Athinë dhe jam shumë i lumtur që lajmi se Tirana do të jetë shtëpia e re e Rrjetit më të madh të Qyteteve Ballkanike për 2024, u dha sot”.

 

Sipas tij, kjo është një mundësi që në vitin 2024 të tregojmë mikpritjen shqiptare dhe vecanerisht, asaj tiranase.

 

“E mezi pres këtë mundësi të jashtëzakonshme! Si çdo vit, kur kemi pasur një titull të rëndësishëm Europian dhe e kemi kthyer në një mundësi të shtuar për Tiranën, në më shumë turizëm, në më shumë aktivitet ekonomik, në më shumë reputacion për qytetin tonë. Edhe viti 2024, kur Tirana do të jetë Presidentja e B-40, do të ofrojë një mundësi të tillë. Mezi pres që deri në fund të vitit të shkojmë në rreth 100 bashki, si pjesë e këtij rrjeti, dhe t’u tregojmë mikpritjen shqiptare, t’u tregojmë se si qyteti ynë nuk është perfekt, por ka shumë zhvillime të jashtëzakonshme vitet e fundit. Është rritur si në popullsi dhe ekonomi, ashtu edhe në reputacion. Presidenca e B-40 për vitin 2024 besoj se do të jetë kartolina më e bukur e Shqipërisë që vjen nga Tirana”, përfundoi Veliaj.

 

Rrjeti B40 është një nismë e themeluar në Stamboll dhe synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, si dhe të punuarit së bashku, sidomos për çështjet klimaterike, demokracinë, paqen dhe stabilitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *