Subscribe

Fundjava do të gjejë Tiranën me disa tregje ku do të shiten vetëm produkte bujqësore bio. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ishte në Baldushk ku mori pjesë në panairin e organizuar me gatime, prodhime dhe punime artizanale të punuara nga gratë dhe vajzat e zonës.

 

“Do të shfrytëzojmë të gjitha hyrjet në Tiranë; nëse Dajti dhe Shëngjergji e kanë hyrjen nga Kinostudio, bashkë me njësitë 3 dhe 4 do të ngremë një treg për të shtunën dhe të dielën, në një vend që e cakton bashkia, që tregtarët të shesin sa të duan, pa pagesë. Nëse nga Rruga e Elbasanit e ka aksesin Baldushku, Bërzhita, Farka, Petrela, Krraba, atëherë diku në hyrje të rrugës së Elbasanit do të ngremë një treg, ku në fundjavë të shiten të gjitha produktet bio. Pra, edhe shesim produktet, edhe nuk shpërndahemi në çdo hyrje pallati, ku sigurisht edhe për banorët është një lloj bezdie”, shpjegoi Veliaj.

 

Për kryebashkiakun veliaj ka ardhur koha të promovohen produktet vendase nga çdo konsumator.

 

“Fshati ka 100 të mira, por ne duam që një produkt të jetë marka e një fshati. Sikur t’i vëmë nga një markë secilit prej fshatrave, realisht kemi bërë diçka të madhe sepse nëse nuk promovojmë gjërat tona, kush do i promovojë ato? Secili prej nesh mund të jetë një agjent marketingu. Nëse përfshihemi në nismat që ka ministria dhe qeveria për zonat rurale, realisht mund të kemi një mrekulli të agroturizmit në Tiranë”, nënvizoi ai.

 

Veliaj garantoi banorët se investimet në Baldushk nuk do të ndalen. shumë shpejt do të nisë investimi për ndërtimin e qendrës së komunës, për ta kthyer atë në një atraksion turistik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *