Subscribe

Ndërsa vendi është ne izolim total, të vetmit që u lejuan të dilnin këtë të diel ishin nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.

Sheshet dhe parqet kryesore të kryeqytetit u mbushën plot me të vegjël, të cilët shijuan këtë ditë të ngrohtë duke luajtur lojëra të ndryshme.

Nënat thonë se e kishin të domosdoshme këtë kohë pas izolimit për më shumë se një muaj. Edhe fëmijët shprehen shumë të kënaqur nga kjo kohë lirie.

Ndonëse kjo e diel ishte e dedikuar vetëm për lëvizjet e nënave me fëmijët e tyre, kishte edhe baballarë që dolën në rrugë.

Ndërkohë izolimi total vazhdon deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *