Subscribe

Nisi si një rrugëtim letrar në kafenetë e kryeqytetit, por sot nisma Tirana lexon është kthyer në traditë. Këtë vit, librat shfletohen për të kujtuar.

 

Ka nisur me shkrimtaren Besa Myftiu, që shumë pak shkroi kur ishte në Shqipëri. Ajo tregoi para të rinjve se lirinë për të hedhur mendimet e saj në letër e ndjeu të plotë kur filloi të jetonte jashtë trazirave që shkaktonin normat dhe shoqëria shqiptare.

 

Pas Myftiut në Tiranë është ftuar të martën autori gjerman Karsten Dummel, që do të rrëfejë, edhe për regjimin që nuk e deshi asnjëherë e që e burgosi sepse tha atë që mendonte.

 

Ndonëse tetori i kushtohet leximeve, duket se këto fushata ende nuk kanë vëmendjen e duhur. Në këto takime ka shumë pak publik.

 

Edhe autorët të ftuar këtë vit janë vetëm dy, sepse Tirana lexon nuk do të zgjasë një javë apo më shumë si edicionet e shkuara, por vetëm tre ditë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *