Tirana është gati për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot nga zbukurimet me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa ka ironizuar Ilir Meten. Veliaj shkruan se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, edhe pse shpesh kanë sabotuar projektet madhore te bashkise.

 

“Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë”, shkruan Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *