Subscribe

Kategoria Superiore është futur në fazë të nxehtë të kampionatit, ku një gabim mund t’i kushtojë jo pak skuadrave pretendente për titull. Partizani duhet të harrojë sa më shpejt barazimin në Fier dhe të përqëndrohen tek ndeshja e radhës përballë Skënderbeut në Elbasan Arena. Edhe pse luan kundër një skuadre që lufton për  mbijetesë, trajneri Ilir Daja kërkon që djemtë  ti kushtojë vëmendjen maksimale.

 

ILIR DAJA

TRAJNER I PARTIZANIT

”Nesër nuk do shkojmë me mendimin se Skënderbeu është i fundit në renditje sepse ata, megjithëse janë në fund, në ndeshje të ndryshme janë shfaqur shumë mirë. Duhet të rikuperojmë pas këtyre barazimeve. Lojtarët janë të motivuar maksimalisht. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda. Nesër me Skënderbeun do jemi të motivuar dhe do e marrim me seriozitet maksimal.”

 

Ndërkohë, Tirana ka  një trasnfertë të vështirë përballë Katsriotit që i ka hapur jo pak probleme cdo skuadre në Superligë.Dy fitore radhazi në kampionat kanë rritur shpresat tek bardheblutë ndonëse tekniku Orges Shehi tha se cdo kundërshtar është i vështirë për Tiranën.

 

ORGES SHEHI

TRAJNER I TIRANËS

 ”Tirana nuk diskuton për  titullin kampion. Ne stërvitemi fort dhe i marrim ndeshjet sipas radhës , në lojë ka dhe shumë pikë akoma . Fryma në ekip është e mirë , fitoret na kanë bërë mirë dhe na kanë sjellë optimizëm. Shpresojmë tek Fitorja. ”

 

 Në ndeshjet e tjera, Teuta udhëton në Ballsh, ndërsa të hënën luhen dy duele Vllaznia pret Kukësin dhe Laci-Apoloninë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *