E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana mposht gjeorgjianët, kualifikohet në turin e dytë të Champions

Tirana ka mposhtur në transfertë me rezultatin 0 me 2 gjeorgjianët e Dinamo Tbilis. Bardheblutë arritën të merrinin një fitore të rëndësishme, duke u kualifikuar kështu në raundin e dytë të Uefa Champions League.

Dhe pse një përballje jo e lehtë për kryeqytetasit, të besuarit e Emanuele Egbo arritën të kalonin në avantazh në fundin e pjesës së parë me Torasën, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vëndase.

Sfida u vulos nga mbrojtësi IsmajlGeçi, që shënoi golin e dytë në minutën e 85 të takimit.

Në ndeshjen e radhës, bardheblutë do të përballen në stadiumin “Air Albania” me serbët e Crvena Zvezdës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë