Tirana është zgjedhur si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut në vitin 2025
Kryeministri Edi Rama tha se rrugicat e Tiranës janë dëshmitare të një transforimi të jashtëzakonshëm që është vënë re edhe nga ndërkombëtarët.
Rama deklaroi se ky moment i Tiranës është edhe një moment që shkon përtej kryeqytetit si vlerësim për historinë tonë, mënyrën tonë të bashkëjetesës.
Kryeministri nënvizoi se së shpejti do të lancojnë një konkurs ndërkombëtar që lidhet me harmoninë fetare.
Rama: Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe me një histori shumë herët më të pasur sesa historia e kryeqyteteve të tjera. Rrugicat e Tiranës janë dëshmitare të një transformimi të jashtëzakonshëm. Për 4 vite me radhë, Tirana zgjedhet si një nga kryeqytetet që diçka mban në pishtarin e ndezur. Këtë vit, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut. Ky transformim nuk e shohim vetëm ne, por edhe të tjerët që na kanë parë si kemi qenë dhe se si jemi. Dhe na respektojnë dhe na admirojnë sa shumë kemi arritur të bëjmë.
Ky moment i Tiranës është edhe një moment që shkon përtej Tiranës si vlerësim për historinë tonë, mënyrën tonë të bashkëjetesës, ku harmonija fetare është në sytë e të gjithëve. Të qenit kryeqytet mesdhetar apo europian i kulturës dhe dialogut na bën nder edhe për faktin se Mesdheu është 1000 mijë gjëra bashkë, jo një qytet, por shumë qytete, jo një det, por shumë dete.
Fakti që ne e kemi përfaqësuar një diversitet, na bën edhe tërheqës dhe do na bëjë edhe më shumë tërheqës. Na jep mundësinë të jemi një urë e Mesdheut, për kulturën e diversitetit, jo vetëm tek besimet fetare, por edhe më shumë.
Shumë shpejt ne do të lancojmë një tjetër konkurs të madh ndërkombëtar, që është konkursi për një park të madh besimi. Ka ardhur koha për tu realizuar. Falë bashkëbisedimeve për qeverinë e Emirateve, kemi caktuar edhe zonën që do të jetë në një periferi. Do të jetë një park ku vizitorët do të gjejnë të gjitha bimët, lulet, frutat apo perimet që përmenden në librat e shenjta dhe aty mund të shohin se sa shumë janë gjërat që tregojnë se në fund të ditës mund të zgjedhim të besojmë apo jo.
/vizionplus.tv





