Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

”Tirana Food and Fest 2025” sjell shijen e Shqipërisë në Sheshin Skënderbej, Sula: Të promovojmë produktet tona

10 Tetor 10:53

Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një qendër të madhe të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare, ku fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës prezantuan produktet e tyre në panairin “Tirana Food and Fest 2025”. Ata sollën në zemër të kryeqytetit produkte tradicionale nga prodhues vendas e kompani të huaja.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, vlerësoi organizimin dhe nënvizoi rëndësinë që kanë ngjarje të tilla për promovimin e produkteve shqiptare. “Falenderoj pa masë organizatorët sepse bënë një punë të jashtëzakonshme që ndikon shumë në promovimin e të gjithë produkteve që fermerët bëjnë. Fermerët kanë gjithë atë punë të madhe gjatë gjithë vitit për të bërë produktet e tyre, por e rëndësishme është që edhe t’i promovojnë ato,” – tha Sula.

Ai shtoi se panaire të tilla ndihmojnë në rritjen e bashkëpunimeve dhe në njohjen e markave shqiptare jo vetëm në tregun vendas, por edhe në atë ndërkombëtar. “Për mua rëndësi të madhe ka të shoh edhe turistët dhe të gjithë të tjerët këtu që Tiranën e ka falur Zoti me gjithë këtë kohë të mirë, me gjithë këtë ambient që nuk para i gjen në vende të Europës në këto kohë. Kështu që fermerët tanë kanë të gjithë mundësinë për të bërë punë shumë të mira gjatë gjithë vitit, por që punët e mira të bëhen duhet dhe mbështetja e institucioneve”, u shpreh ai.

Sula konfirmoi mbështetjen e plotë të Bashkisë së Tiranës për çdo nismë që ndihmon zhvillimin rural dhe bujqësor. “Bashkia e Tiranës do të mbështesë çdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin dhe ndihmën ndaj fermerëve, ndaj zhvillimit rural dhe të gjithë të tjerëve. Sa më shumë iniciativa të tilla, sa më shumë promovime. Kemi nevojë që të promovojmë produktet tona sepse kanë cilësi të jashtëzakonshme”, deklaroi Sula.

Tirana Food and Fest 2025 do të qëndrojë i hapur në Sheshin “Skënderbej” deri më 12 tetor, duke ofruar një mundësi unike për qytetarët dhe vizitorët që të njihen nga afër me shijen dhe cilësinë e produkteve shqiptare.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Bashkia Tirana Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kryerjen e egzaminimeve

më shumë...

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga vende të ndryshme integrohen në shkollat shqiptare

më shumë...

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm për zonat pranë qendrës por edhe për periferinë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 prill 2026

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.