Subscribe

Përmes një videomesazhi, kreu i bashksië Erjon Veliaj ka uruar qytetarët për një vit më të begatë në 2024. Veliaj e konsideroi vitin që po mbyllet si një vit me një bilanc pozitiv në shumë drejtime.

“Këto janë ditët e fundit të një viti të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm për Tiranën. Unë jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku, duke nisur nga pritja bujare e mbi 10 milion turistëve, ku shumica vizituan Tiranën dhe pastaj gjithë vendin tonë, e deri te çerdhet, kopshtet e shkollat e reja, që ndërtuam për fëmijët e këtij qyteti këtë vit. Pa harruar këtu edhe projekte të mëdha siç ishte Piramida, transformimi i së cilës zuri faqet e para të shumë mediave botërore, e që sot gjallon nga zërat e fëmijëve dhe të rinjve, si shkolla më e madhe në Ballkan për punët e së ardhmes”, shprehet ai.

Ky bilanc sipas kryebashkiakut do të vijojë edhe në 2024, pasi janë shumë projekte që do të gjejnë zbatim.

“Mezi presim që vitin tjeter Tirana të jetë epiqendra e gjithë bashkive të rajonit, si Presidenca B40. Sapo morëm një tjetër lajm të mirë ku në 2025, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës”, tha Veliaj. 

Veliaj tha se fryma solidare dhe e bashkpunimit do të vijojë dhe në vitin e ardhshëm për të mirën e përbashket që është zhvillimi I metropolit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *