E martë, 3 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Politika shqiptare kundër qëndrimit të Ivanov

Klasa politike shqiptare, e konsideron qëndrimin e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, mbi platformën shqiptare, si një akt që cenon bashkëjetesën etnike.

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, përmes një deklarate zyrtare, shprehu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare, të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike, si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

 

Reklamë

Për kryetaren e Komisionit të Jashtëm Arta Dade, qëndrimi i Ivanov po kthen pas vendin fqinj, në plotësim të standardeve demokratike.

 

Të papranueshëm e cilëson deklaratën e Presidentit Ivanov edhe nënkryetari i komisionit te jashtëm parlamentar, Aldo Buçi.

 

Ndërkohë që për Paskal Milon, zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës dhe mbi të gjitha i të drejtave të shqiptarëve.

 

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama, reagoi përmes Facebook , duke thekuar se gjuha shqipe nuk është e armikut, por e një populli shtetformues në Maqedoni.

 

 

Më shumë video

Reklamë