Subscribe

Tirana dhe Kruja vazhdojnë të kenë ritëm të lartë të përhapjes së Covid-19.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se këtë të martë në Krujë janë zbuluar edhe 9 raste të reja me Covid-19.

Shumica e rasteve janë kapur nga gjurmimi i rasteve të fundit.

Problematika më e madhe vazhdon të jetë përhapja e infeksionit në fasoneri.

Ndërkohë si në cdo ditë të muajve të fundit, pjesa më e madhe e të infektuarve edhe këtë të martë vjen nga Tirana.

Bëhet fjalë për 29 raste të reja në kryeqytet. Spitalet janë ende problem më I madh në Tiranë, pasi tashmë janë evidentuar pacientë pozitiv edhe tek “Spitali Francez”, tek shërbimet e ORL dhe Okulistikës.

Dita e hënë ishte rekord sa i takon rasteve të reja, konkretisht 69 në qytete si Tirana, Vlora, Shkodra, Puka dhe Kruja që vijojnë të kenë shifrat më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *