Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, , Igli Hasani, ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj Policisë së Kosovës. Hasani thekson se vrasja e rreshterit të policisë dhe plagosja e tjetrit, është një akti kriminal që kërcënon stabilitetin e rajonit.

 

Tirana zyrtare kërkon që autorët të vihen para drejtësisë. Hasani nënvizon se Shqipëria është krah Kosovës në këto momente të vështira.

 

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës.

 

Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

 

Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.

 

Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan ai.

 

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra në orët e para të mëngjesit, në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore. Ndërkohë, polici Alban Rashiti, mbeti i plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *