Subscribe

Bllokimi i rrugëve në Tiranë për shkak të finales së Conference League, ka detyruar qytetarët të lëvizin në këmbë, me biçikleta, apo me scootera.

 

Unaza e Madhe dhe rruga e Elbasanit ishin të hapura për lëvizjen, ndërkohë që në akset e tjera rrugore kjo gjë nuk është e mundur, vetëm në raste autorizimesh.

 

Masat e marra për UEFA Conference League 2022 qytetarët i konsiderojnë normale dhe jo strikte.

 

Qytetarët

Është normale se në të gjithë botën kur ndodhin evente të tilla, këto janë të rralla. Smë duken aq masa strikte mua, ndoshta unë bëj rrugë në këmbë dhe se ndiej. Njerëzit ecin sot me këmbë apo biçikletë. Unë me këmbë erdha nga Frigoriferi këtu.

 

Sipas qytetarëve, finalja mes Romës dhe Feynoord është një mundësi e mirë për të përmirësuar imazhin e vendit.

 

Qytetarët:

Ne për herë të parë po përqafojmë Europën këtu në Tiranëb në3 fushën e sportit që është një ndër fushat më të lira të sportit dhe hapet rruga që ne tit hemi botës ia kush jemi. Kemi fitim të madhe edhe ekonomik, plus edhe ana morale. Ardhja e turistit sjell dhe kulturën.

Përdorues të transportit urban shprehen se sot ka pasur më pak fluks dhe se bllokimi i rrugëve nuk ka krijuar probleme.

 

Bëra rrugën me unazën, nuk kishte ngarkesë. Meqë fillon lëvizja prapë nuk ka ngarkesë. Për situatën që është është normale. Nuk ka pasur asnjë problem transporti.

 

25 maji u shpall ditë pushimi per të gjithë administratën e qarkut Tiranë, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm gjatë eventit futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *