E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana bën lojën, Crvena Zvezda kualifikohet

Tirana nuk mundi të kualifikohet për në turin e trete kualifikues të Uefa Champions League ndonëse bëri nje ndeshje fantastike kundër Crvena Zvezdes.

Nje duel i bukur ai i luajtur në stadiumin e ri kombëtar në Tirane i zgjidhur nga një gol i Tomane me koke në pjesën e dytë. Bardheblutë  benë një super paraqitje në tëresi por gabuan shumë para portes se serbëve. Kale, Torasa, Muci dhe Kobinah ishin shqetesim konstant për kampionët nga Beogradi, mirëpo pavarësisht kësaj sulmuesi portuges Tomane ndeshkoi Tiranën.

Shtylla e Mucit dhe rasti i Kobinah ishin momentet më te mira ne fund të ndeshjes por goli nuk erdhi. Tirana e Egbo del me kokën lart nga dueli ballkanik dhe tani do të luajë në Uefa Europa League.

Vazhdo të lexosh

Reklamë