Subscribe

Një ditë para marrjes së Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe homologja në Sarajevë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike mes dy qyteteve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mikesha ime, kryetarja fantastike e Bashkisë së Sarajevës, është këtu sot për të hapur Presidencën e B-40. Djemtë dhe vajzat tona ndoshta nuk do i dinë të gjitha detajet e kohëve të vështira, por duhet ta dinë historinë, nga ka ardhur dikush nga Sarajeva në Tiranë, çfarë vështirësish ka pasur ai sistem apo ajo luftë, për t’u bërë më të mirë, për t’u siguruar që brezi i ri nuk bën gabimet e brezave të mëparshëm”, tha Veliaj. 

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Sarajevës u shpreh se Sarajeva dhe Tirana nuk janë vetëm qytete të binjakëzuar, por edhe shumë të afërt nga traditat e bukura dhe  njerëzit e mirë.

Në një takim të veçantë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj priti sot edhe kryetarin e Bashkisë së Sofjes, si dhe kryetaren e Podgoricës, me të cilët u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve miqësore./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *