Subscribe

Këto imazhe të rralla të paekspozuara me parë kanë mbetur dëshmitë e vetme, të arkitekturës dhe organizimit të kryeqytetit. Ditën e shpalljes se Tiranës Kryeqytet e festojmë me një ekspozitë retrospektive pasi sot gëzojmë vetëm një pjesë të vogël të objekteve historike që i kanë rezistuar kohës dhe ndryshimeve të pandalshme urbanistike.

 “MIRELA BOGDANI

KRYETARE E SHOQATËS “TIRANA INTELECTUM

Konstatoj me shumë dhimbje se ndoshta 100% e këtyre objekteve dhe godinave nuk ekzistojnë më në Tiranë. Ne festojmë ditëlindjen por e vetmja gjë që ka ngelur është vetëm qendra historike e saj.”

Fotografitë dhe kartolina të nxjerra nga Arkivi i Shtetit dhe Koleksionuesve na njohim me tipologjitë e shtëpive të ndikuara nga arkitektura italiane, Objekte Kulti që nuk i kemi më, veshjet tradicionale dhe shumë të tjera.

“ARDIT BIDO

DREJTOR I ARKIVIT TË SHTETIT

100 vjetori i Tiranës Kryeqytet është mirë ta shohim se si ka evoluar duke ardhur në ditët e stome se si ka nisur nga një qytet i vogël por me zemër bujare për të arritur sot në këtë metropol.”

Për të gjithë ata që duan të shohin etapat nëpër të cilat ka kaluar dhe është transformuar kryeqytetit dhe për të gjithë të rinjtë, këto fotot janë dëshmia më e mirë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 Shkurt në Kalanë e Tiranës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *