Sistemi TIMS ka shfaqur sërish probleme.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në pikat e kalimit kufitar të Goricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

 

Në Qafë Thanë sistemi herë pas here ka probleme, ç’ka ka detyruar punojësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, njësoj funksionon dhe pika e Goricës.

 

Burime të siguruara pranë stacionit të Policisë kufitare të Qafë Thanës se problemet me sistemin kompjuterik prej dy ditësh kanë ardhur për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Në rrethana kur sistemi kompjuterik ka pasur probleme është punuar me regjistra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *