Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka marre urimin e sekretarit amerikan te shtetit për fitoren e mandatit te dyte te Partisë Socialiste. Siç bën te ditur zyra e kryeministrit, zyrtari i larte i Shteteve te Bashkuara ka biseduar ne telefon me Ramen. Sekretari i shtetit, Rex Tillerson, ka garantuar mbështetjen e palëkundur te Uashingtonit për vazhdimin e reformave.

 

“Mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, të pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit”.

 

Biseda është fokusuar edhe ne rajon e Ballkan. Duke iu referuar edhe vizitës se zëvendës presidentit Majk Pens ne Malin e Zi, kryeministri i ka bere sekretarit te shtetit Tillerson nje pasqyre te zhvillimeve, duke u ndalur veçanërisht ne avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ne zgjidhjen e ngërçit për emrin e Maqedonisë.

 

Jashtë vëmendjes se bashkëbiseduesve nuk ka mbetur edhe roli i Shqipërisë, si pjese e Aleancës se Atlantikut te Veriut. Tillerson vlerësoi angazhimin per ne luften kundër ekstremizmit te dhunshëm. Gjate bisedës, qe sipas zyrës se shtypit te kryeministrit zgjati afro 20 minuta, Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara ne sektorin e energjisë, posaçërisht ne atë te naftës dhe te gazit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *