E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tillerson: SHBA gati për bisedime me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson shpreh gatishmërinë e Uashingtonit për t’u ulur ne bisedime me Phenianin. Ai tha se fillimisht Koreja e Veriut duhet të ndalojë provat bërthamore dhe raketore.

 

“Ne jemi të gatshëm të flasim nëse Koreja e Veriut do ta dëshironte një gjë të tillë. Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë takimin e parë pa kushte. Le të takohemi dhe të flasim edhe për formën që duhet të ketë tryeza e bisedimeve, ose për çështje të tjera që ata duan të bisedojnë.”

 

Reklamë

Presidenti Amerikan Donald Trump, me herët e kishte përjashtuar kategorikisht mundësinë e ndonjë zgjidhjeje diplomatike me Korenë e veriut, dhe sidomos pas testimit të radhës të vendit komunist ne fund të muajit nëntor.

 

Por sekretari amerikan te shtetit, Tillerson, ka këmbëngulur vazhdimisht për zhvillimin e bisedimeve. Edhe zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, pas vizitës së rrallë 5 ditore në Korenë e Veriut, njoftoi se është mëse e nevojshme hapja e një rruge komunikimi, për të cilën Pheniani është shprehur i gatshëm pavarësisht akuzave ndaj presidentit Donald Trump dhe qeverisë amerikane se janë shkaktare për tensionet masive në Gadishullin Korean.

Vazhdo të lexosh

Reklamë