E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Bota

Tillerson: Do ta mposhtim ISIS

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka kërkuar angazhim me te madhe dhe rritje te kontributit te aleateve ne luftën kundër ISIS. Ne fjalën e mbajtur ne konferencën e pare te koalicionit global kundër shtetit islamik ne Uashington, shefi i diplomacia amerikane theksoi se ne fund beteja ndaj terrorizmit do te fitohet me çdo kusht.

 

“Suksesi i misionit tonë varet nga përkushtimi i vazhdueshëm për objektivin tonë të deklaruar tashme për të mundur këtë organizatë terroriste. Kërkohet me shume angazhim, me shume vendosmëri. Terroristet do te përpiqen te gjejnë gjithmonë pikat tona te dobëta e te na sulmojnë. Por te bashkuar ne jemi me te forte.” 

 

Ne takimin e koalicionit global kundër ISIS morën pjese 68 shtete, mes tyre edhe Shqipëria e Kosova, te përfaqësuara nga ministrat e jashtëm Bushati e Hoxhaj. Me kete rast, ne takimin qe zhvilloi me ministrin Bushati, sekretari amerikan Tillerson e falenderoi dhe i shprehur mirënjohje per kontributin e Shqipërisë si nje anëtar i denje ne NATO.

Më shumë video

Reklamë