Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2025
Vizion fokus

“Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion i Italisë...

“URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja...

Trump nënshkruan dekretin që synon ringjalljen e industrisë bërthamore

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona të plagosur

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje...

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare dënohet...

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit, ja çmimi

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën anëtarët e...

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga paga dhe...

Tik Tok-u vret! Nga rasti i Kamzës tek ai i Durrësit dhe Gramshit, rreziku i rrjetit social pa filtra

12 Shkurt 11:12

Rrjeti social më i ri Tik Tok shpesh herë është kritikuar nga psikologë, sociologë dhe ekspertë të ndryshëm për ndikimet që ka sjellë në shoqëri.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Tik Tok është një rrjet që nuk ka filtra, duke krijuar akses për të gjithë grupmoshat dhe duke u dhënë mundësinë të gjithëve për të naviguar pa asnjë lloj problemi.

Lexo edhe :

Related Posts

E shkuara e errët e Altin Çokut, krimet që ka kryer me djalin e dajës, për të mbajtur të dashur motrën e të miturit
FOTOJA INTIME/ Ky është personazhi i Tik Tok-ut që çoi 27-vjeçaren drejt aktit ekstrem, sipas policisë
Flet Altin Çoku, u arrestua nga policia pas shpërndarjes së fotos intime të vajzës në Kamzë
Ishin takuar vetëm një herë, si Altin Çoku shantazhoi me foto intime 27-vjeçaren, dyshohet se nuk ishte rasti i parë
U vra apo u vetëvra 27-vjeçarja në Kamëz? Pistat që po heton policia dhe debati i madh që mungon
“Më jep 1 mijë euro nëse nuk do gjakderdhje”, Altin Çoku shantazhoi mjekun psikiatër vite më parë, si ja hodhi paq burgut

Dy ditë më parë, një 27-vjeçare në Kamëz u vetëhodh nga lartësia, duke pësuar lëndime të shumta të cilat rezultuan fatale ëpr jetën e të resë. Fillimisht, ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa pas hetimeve të thelluara, policia zbuloi edhe shkakun e këtij vendimi të rëndë, që ishte publikimi i një foto intime në TikTok nga 39-vjeçari Altin Çoku.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gruaja ishte në proces divorci me bashkëshortin nga Kosova dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre, ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në rrjetin social. Ajo i kërkonte të hiqte foton por ky herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë ndërsa here të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Skandali qëndron në faktin që Çoku, në daljet e tij live në Tik Tok me personazhe të ndryshme e pranonte që kishte publikuar foton, si dhe tregonte historinë personale të vajzës së re. Në dalje të ndryshme, ai tregonte variante të ndryshme, duke hedhur poshtë një herë njërën tezë dhe një herë tezën tjetër.

“Vajza e huaj ka tentuar të vrasë veten dy herë dhe unë kam bërë llafe me gruan time. A nuk e ke parë foton që qarkullon në Tik Tok. Unë telefonin e mbaj pa kod dhe kam qenë në një lokal me një shok. Kur shkova në banjo, ajo dërgoi foton që kishim bërë në hotel dhe shoku im e mori dhe e shpërndau. Ajo është ndarë nga burri. Po asaj vetë i ka ngrënë b**ha”, dëgjohet të thotë ndër të tjera Çoku në Tik Tok.

Rasti i Bedrie Lokës

Pak kohë më parë, një ngjarje e rëndë me pasojë jete u shënua në Sukth të Durrësit. 41-vjeçarja Bedrie Loka, nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës me fotoksinë, pasi i ishte hapur një adresë denigruese në Tik Tok me emrin e saj.

Loka, kishte bërë denoncim në polici për gjetjen e personit që abuzonte me emrin e saj dhe mbylljen e adresës. Por duke mos u marrë asnjë masë, ajo vendosi që t’i jepte fund jetës. Fqinjë të zonës ku banonte Bedrie Loka u shprehën në atë kohë se ka qenë vajza e tezes së viktimës, ajo e cila i kishte hapur adresën. Kjo ngjarje ishte mjaft e rëndë, e cila riktheu edhe njëherë në vendin tonë alarmin se rrjetet sociale shpesh kthehen edhe në shtytëse krimi.

Ndikimi tek adoleshentët

Tik Tok ka sjellë një ndikim shumë negativ edhe tek adoleshentët, të cilët janë edhe më pak të “pjekur” për të logjikuar pasojat që vijnë nga një veprim i gabuar i tyre. Qëndrimi deri në orët e vona të natës në “live” me persona të ndryshëm, që herë pas here janë edhe me precedentë penalë, merren si shembuj nga minorenët.

Pak muaj më parë, në Gramsh katër adoleshentë vranë bashkëmoshatarin e tyre vetëm për një sharje në Tik Tok.

Këto ngjarje tregojnë edhe njëherë se shoqëria shqiptare ka nevojë të punojë shumë në edukimin por dhe mbrojtjen e individëve të cilët shpesh dashur apo padashur bullizohen në rrjetet sociale, dhe jo pak herë ka patur edhe ngjarje të rënda me pasojë për jetën.

Alarmi në Europë

Edhe në Europë është ngritur alarmi për përdorimin e rrjetit social Tik Tok. Sfidat e ndryshme që bëhen virale në këtë rrjet social, që është pa asnjë filtër dhe sjell të ardhura, kanë marrë jetë njerëzish.

Pak javë më parë, një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti me makinë. I riu, së bashku me shoqërinë e tij ishin duke zhvilluar një sfidë për Tik Tok, por ka rezultuar fatale për jetën e tij, pavarësisht se babai i të riut mohoi që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.

Shumë shtete, e kanë të ndaluar me ligj përdorimin e këtij rrjeti social, i cili është në pronësi të kompanisë kineze “Bytedance”.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania dhe Zelanda e Re dhe Australia kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni, që po kthehet në rrezik potencial, jo vetëm për adoleshentët, por edhe për personat e tjerë. Mes shteteve të tjera që e kanë të ndaluar, janë edhe India, Pakistani dhe Tajvani, ndërsa Kina ka të kufizuar postime, duke lejuar vetëm video edukative dhe informuese.

A duhet të mbyllet Tik Tok në Shqipëri?

Pas ngjarjeve të fundit, nga ekspertët është kërkuar që Tik Tok të mbyllet me ligj. Pak kohë më parë, gazetari Sokol Bregu, teksa ishte i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, tha se qeveria duhet të marrë të njëjtat masa, siç bëri me lojrat e fatit.

“U mbyllën bastet në Shqipëri, të gjitha sajtet e huaja u bllokuan për një vit. Edhe Tik-Tok e bllokojnë po të duan. Problemi është se në këtë vend ka shumë fjalë por askush nuk e adreson problemin. Në një debat publik duhet të ketë mekanizëm. Tik-Tok në Shqipëri nuk sjell vetëm ratin e Durrësit, por edhe atë të gramshit, ku u vra një djalë i ri, dhe u mbyll cikli për katër të tjerë. Cili ishte konflikti? Një sharje nga nëna në Tik-Tok”, tha Bregu pak kohë më parë. /vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Shqipëri tik tok vetëvrasje

Nga e njëjta kategori

Hajmalia anulon televotimin në Ferma VIP/ Anduelin apo Frederikun, ja kë çoi në nominim të përhershëm Andrea

më shumë...

“Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori

më shumë...

Frederik Ndoci përlot me historinë dramatike të jetës, AGAI i rikthen buzëqeshjen me një surprizë nostalgjie

më shumë...

“URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja masat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Hajmalia anulon televotimin në Ferma VIP/ Anduelin...

10:51

“Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion...

10:23

Frederik Ndoci përlot me historinë dramatike të...

9:46

Andueli apo Frederiku, kush eliminohet sonte? Ja...

9:26

Luana Vjollca vjen me një paralajmërim të...

9:16

“URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të...

9:07

“Dhurata” e Zhakut për Luanën shkakton të...

9:00

LIVE/ Surpriza dhe largime, ndiqni FERMA VIP...

8:43

Trump nënshkruan dekretin që synon ringjalljen e...

8:21

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar

7:34

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona...

7:30

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk...

7:16

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja...

6:59

Këto do të jenë shenjat më me...

6:43

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika...

6:19

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit,...

5:37

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën...

5:27

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga...

5:19

Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat...

5:13

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

Më të klikuarat

  • “Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëq...
  • Vrasja e Ilaria Sulës merr një kthesë tjetër, zbulimi i mash...
  • Kapet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, 41-vjeçari...
  • Bie aksidentalisht nga kati i tretë 2-vjeçari në Rinas
  • Truri i trafikut të drogës, “Visi i Pojës!/ Si trafikoi nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services