Kryetarja e LSI ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës në konferencën e ditës së sotme.

 

Reforma në Drejtësi është pika e “përplasjes” Kryemadhi- Rama.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryetarja e LSI është shprehur se Reforma në Drejtësi u votua për të hequr përfundimisht duart e politikës nga drejtësia. Por sipas saj Rama ka bërë të kundërtën duke mos lejuar dënimin e korrupsionit nëpërmjet partisë së tij.

 

“Në vitin 2016 miratuam me 140 vota dhe ndihmën e SHBA-BE një reformë në drejtësi që të hiqnim përfundimisht duart e politikës nga drejtësia.
Sot, kryeministri i vendit e ka vendosur partinë e tij në pushtet, në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij. Gjithçka e thënë me logon e partisë socialiste në sfond. Moralisht e turpshme, ligjërisht e dënueshme!”-shkruan ajo.

Më tej Kryemadhi ka rikujtuar edhe çështjen e Bllakos i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

 

“Rama deklaron se ka udhëhequr Reformën në Drejtësi, por ajo nuk është si reforma në ujin e pijshëm që ai me Alqin e inceneratorëve e përdorën për të zhytur drejt falimentit bashkitë dhe duke rënduar familjet shqiptare përmes taksave të larta. Reformën në Drejtësi e konceptuam dhe miratuam me 140 vota që të mos ishte Ramaforma e radhës. Sot shohim si Rama i ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke i thënë se i ka ndihmuar të kalojnë vetingun, ndaj është herezi që sistemi i drejtësisë të hetojë kryekorruptuesin e sistemit dhe bandën e tij.”- shprehet Kryemadhi.

“Një sistem i pavarur i drejtësisë është jetik për të frenuar shpopullimin dhe nxitur integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa synimet e kryeministrit janë krejt të ndryshme. Tik Tak ora jote po afron!”- përfundon Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *