Tigri i kopshtit zoologjik në New York del pozitiv me koronavirus

Një tigër nga kopshti zoologjik Bronx në New York ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin. Lajmi është konfirmuar nga vetë kopshti zoologjik në faqen e “Instagramit”. Mendohet se tigri, i cili është 4-vjeç dhe quhet Nadia, është kafsha e parë e infektuar nga COVID-19 në SHBA.
Dyshohet se mund të jetë infektuar nga një anëtar i stafit të kopshtit zoologjik, i cili nuk kishte shfaqur simptoma. Filimisht, tigri shfaqi simptoma më 27 mars dhe të gjithë prisnin që të rikuperohej.
Tashmë nën vëzhgim janë 3 tigër të tjerë dhe 3 luanë afrikanë, pasi të gjithë kanë treguar simptoma të virusit.
Aktalisht, ende nuk ka një provë që kafashët mund të transmetojnë virusin dhe infektojnë një qenie njerëzore.




