E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tigrat vrasin 2 gra në Kinë

Tigrat kane vrarë një grua dhe kane plagosur një tjetër, e cila ndërroi jete me vone, pasi sulmuan një familje pak pasi ato mbërritën në një park të botës së egër në kryeqytetin kinez, Pekin. CCTV publikoi pamjet rrëqethëse nga kamerat e sigurisë së parkut ku shfaqet momenti i sulmit të tigrit, menjëherë sapo ajo doli nga makina. Pasi e rrëzoi në tokë tigri ka tërhequr gruan. Edhe gruaja tjetër e cila i shkoi ne ndihme të parës ka ndërruar jetë, pasi u sulmua nga një tjetër tigër në të njëjtën zonë. Ndërsa burri në video nuk ka pësuar lëndime. Vizitorëve  në parkun e botës së egër në Pekin u lejohet të ngasin makinat e tyre, por ata paralajmërohen për të mos dalë nga automjetet, pasi mund të sulmohen nga kafshët e egra.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë