Subscribe

Conference League solli në Tiranë edhe dy francezë, Patrician dhe Mustafain, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Vizitën në vendin tonë ata po e shfrytëzojnë prej disa ditësh për të eksploruar atraksione të ndryshme turistike.

 

Kjo është hera e dytë e çiftit francez në Shqipëri, ku po kalon një atmosferë krejt të veçantë në prag të ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord.

 

MUSTAFA DAIBOUN

TURIST FRANCEZ

 

Kemi ardhur per turizëm dentar, per te rregulluar dhembet. Eshte shume interesante, jemi ne pension dhe cdo gje duket e kompletuar.

 

PATRICIA BEUYZY

TURISTE FRANCEZE

Gruaja: Eshte hera e dyte qe vijme per dhembet, por gjithashtu kemi ardhur ketu sepse ka shume animacione, koncerte…

 

 

Përveçse e kanë zgjedhur Shqipërinë si një destinacion për të pushuar, ata ndodhen në Tiranë edhe për turizëm dentar.

 

 

 

Do te ndalemi nje moment te ndeshja e Conference League, te finalja e madhe por ne do te perfitojme per te shkuar edhe ne vende te tjera, koncerte. Eshte nje feste per te mos u humbur

 

Gazetari: Cilat vende keni vizituar?

 

Kemi vizituar nga pak vende te ndryshme ne Tirane, kemi qene gjithashtu ne nje mal qe si e quajne…

 

EFEKTE…

Energjikë dhe të bindur për fitoren, tifozët italianë dhe holandezë kanë mbushur Tiranën.

EFEKTE…

 

 

 

  • Fejnord do fitoje patjeter. Eshte shume kendshem ketu, njerezit jane shume te mire, shume mikprites dhe sidomos sonte do jete nje feste e vertete sic ishte mbreme.

 

  • Njerez te mrekullueshem, feste e mrekulleshme. Fejnord fiton padyshim

 

  • Shpresoj te fitoje Roma sonte. Ka një organizim shumë të mirë këtu. Tirana është shumë e këndshme.

 

Qëndrimin në Tiranë gjatë UEFA Conference League 2022, tifozët po e shijojnë në maksimum, duke u pozicionuar kryesisht në pedonale dhe në amfiteatrin e liqenit.

 

1- Eshte shume mire, te gjithe duken shume te lumtur. Mbrwme kishte disa trazira, por  birra eshte e mire, koha eshte e mire. Asgje per tu ankuar

 

2- Me kujtohet rremuja nga finalja 30 vjet me pare, atehwre Tirana ishte nje qytet i varfer por sot situata ka ndryshuar per mire, ka pafund ndertesa te reja.

 

Tifozët pranojnë se Tirana është tashmë një destinacion i ri në listën e vendeve që do të vizitojnë në të ardhmen, pasi Shqipëria për ofron shumë, falë bukurive natyrore, si dhe mikpritjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *