E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

TIA refuzoi marrjen e masave të sigurisë në rrethimin e Rinasit

Zbardhet një nga korespondencat e policisë së Rinasit me kompaninë koncesionare TIA në lidhje me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të vetëm të vendit.

 

Vetëm disa muaj para supergrabitjes së të martës së kaluar, policia e rinasit i kishte dërguar një nga shkesat e shumta në lidhje me mungesën e masave të sigurisë , sidomos në portat e emergjencës por edhe me mungesën e sënsorëve në gardhin metalik rrethues.

 

Reklamë

Por në letrën e kthyer TIA i cilëson paralajmërimet e policisë për masat e pamjaftueshme, si të papërshtatshme dhe jo të duhura.

 

Në letrën që mban firmën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të TIA-s Rolf Castro Vasquez theksohet se autditimet ndërkombëtare nuk kanë konstatuar anjë problem.

 

Po në letër TIA shprehej se shqetësimet e policisë së Rinasit do t’ia kalonte nënkontraktorit të saj ICTS Albania, por asnjë masë nuk u mor dhe për rrjedhojë brenda pistës së aeroportit u vodhën sërish paratë e bankave.

 

Korespondenca mes policisë së Rinasit dhe Tias është vënë në dispozicion edhe të prokurorëve të çështjes të cilët po analizojnë veprimet e të dyja palëve për të nxjërrë përgjegjësit.

Më shumë video

Reklamë