Tirana International Airport ka konfirmuar se këtë të mërkurë do të bëhen tre fluturime vajtje dhe kthim.

Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, TIA shkruan se destinacionet janë  Athinë, Frankfurt dhe Vjenë.

“Fluturimet e konfirmuara 17.06.2020

Aegean Airlines – Fluturimi për në Athinë dhe kthim

Air Albania – Fluturimi për në Frankfurt dhe kthim

Austrian Airlines – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim”

Ndërsa iu bëri thirrje pasagjerëve që të respektojnë protokollet e higjenës dhe të përdorin maskat, TIA theksoi se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.”

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, KE ka rekomanduar hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku për shtetasit e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *