Duke filluar nga dita e sotme (16 korrik), Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Greqisë se iu duhet të plotësojnë Formularin Elektronik të Gjurmës së Pasagjerit (e-PLF), i cili mund të merret 24 orë përpara udhëtimit.

“Formularin e aplikimit e gjeni në faqen zyrtare të qeverisë Greke https://travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit, do t’ju vijë nje email me kodin individual QR. Do t’ju luteshim, të pajiseni patjetër me këtë kod, sepse ndryshe nuk do t’ju mundësohet fluturimi për në Greqi. Nga ky rregull, përjashtohen pasagjerët që kalojnë transit nga Greqia dhe kanë tjetër destinacion”, thuhet në njoftimin e TIA. Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni agjencitë turistike ose kompaninë ajrore Aegean Airlines”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në shtetin grek lejohen të udhëtojnë vetëm ata me rezidencë dhe leje qëndrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *