Shqipëria shenon progres ne luftën kundër korrupsionit. Organizata “Transparency International” publikoi “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, ku vendi ynë renditet i 88-in mes 168 shteteve. Shqipëria gjendet ne mesin e tabelës me 36 pike. Raporti vëren përmirësim krahasuar me 2014-en, kur Shqipëria pozicionohej ne vendin e 110. Megjithatë, ajo renditet me oshte se shumica e vendeve te rajonit. Ministri per Çështjet vendore, Bledi Çuci e sheh progresin ne kete raport te lidhur me reformat. Reformat jane terapia e duhur kundër kancerit, na presin sfida si reforma ne drejtësi. Indeksi mat nivelin e perceptimit qe qytetaret kane per korrupsionin ne sektorin publik dhe vendet me numrin me te madh te pikëve jane ato me nivelet me te uleta te tij. Por pavarësisht përmirësimeve te vërejtura ne raport, korrupsioni konsiderohet plage edhe per shoqërinë shqiptare. Ne raport progresin e fundit per Shqipërinë nëntorin e kaluar, Bashkimi Euriopian vlerësoi arritjet ne luften kundër korrupsionit, por kjo lufte mbetet nje nga prioritetet kyçe per anëtarësimin e vendit, veçanërisht persa i perket hetimit dhe ndëshkimit te zyrtareve te korruptuar ne te gjitha nivelet.