E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Ti ke virus, largohu”/ Italianët e frikësuar ofendojnë dhe dhunojnë kinezen

Një shtetase kineze u ofendua dhe u dhunua nga një çift italianësh për shkak të koronavirusit. Sipas mediave italiane, një burrë dhe një grua i kërkuan kinezes 40-vjeçare Dora Vanchiglia që të largohet sepse mban virus vdekjeprurës.

 

Reklamë

“Ti je një kineze. Ti ke virus, largohu”. Pas fyerjeve, çifti goditi kinezen. Më pas kjo e fundit e denoncoi rastin në polici. Sipas saj, ata ju afruan të dy ndërsa po kalonin rrugën.

 

Ndërhyrja e disa kalimtarëve bëri që dhuna të ndërpritet. Kinezja jeton që prej vitit 1997 në Piemonte. Mesa duket, italianët janë frikësuar nga përhapja e koronavirusit dhe për shkak të dy viktimave të shënuara deri tani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë