Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim këtë të martë me banorë të Vorës, të cilët shprehën problematikat mbi rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti si dhe vështirësitë ekonomike.

 

Gjatë bisedës, kryedemokrati u shpreh se të dielën të gjithë qytetarët e Vores kanë shansin për të votuar ndryshimin.

 

Pjesë nga biseda: 

Qytetari: Të gjitha,ne,fëmijët e mi se ne po ikim,brezi im po ikim,edhe djali im thotë po iki,cfarë të bëj këtu,ska cfarë bën se ska të drejta,nuk gjen drejtësi
Lulzim Basha:Gjëja e parë me fillu me vendos drejtësi,se nuk është është fillimi I një rruge,është dita e Diel,të pakten keni njeriun tuaj që jua njeh hallet,jua qan hallet,e keni deren e hapur,e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të pakten ato taksat e bashkisë që ju I paguani njësoj sic paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që the ti që nuk merret vesh se cfarë pune bëjnë as nuk bëjnë asnjë pune tjetër port ë shkojnë tek hallexhinjtë,të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në cadra,se kur ju thua që njerëzit jetojnë në cadra e kycin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë nuk vijnë me I vizitu më,ato dy javët mbas tërmetit gjithëandej,tani kanë dy vjet që nuk vijnë me I shiku më.
Të pakten do të keni një njeri,nuk është zgjidhja përfundimtare por e keni një njeri tuajin aty që do të ketë hallet tuaja në mendje e në zemër edhe forcen për të ngrit zërin për ju.
Lulzim Basha: Do e keni sikur të ishte vetja juaj, por e keni në bashki.
Mirë se të gjej!
Qytetari: Mirë se erdhe! O Lul Basha, ku je o burrë?
Lulzim Basha: A je i fortë?
Qytetari: Të marrsha të keqen!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Si je?
Lulzim Basha: Mirë, faleminderit. Ti si je? Si e ke familjen?
Qytetari: Deri tani mirë.
Lulzim Basha: Shyqyr Zotit! Vetë a je i fortë?
Qytetari: Kam bërë një operim tani. Por do ti shkatërrojmë!
Lulzim Basha: Të shkuara! Të lumtë goja!
Qytetari: Do ti shkatërrojmë!
Lulzim Basha: Që ti rindërtojmë!
Mirë se ju gjej dhe njëherë!
Ju bëftë mirë!
Qytetari: Degjo zoti kryetar! Këtu kryepleqtë kanë bërë namin edhe ata anëtarët e bashkisë. Këta kanë bërë këtë rrëmujë!
Lulzim Basha: Po po e di!
Qytetari: Anëtarët e bashkisë dhe kryebashkiaku nuk di gjë. Ai është familjar, i ri. Këto kanë bo namin këtu. Merr lekë bëj shtëpia.

Lulzim Basha: Ajo që bëhet është kjo: e para e punës bëhet një audit. Që është një nga gjërat e para që do bëjë bashkia, është një audit. Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Bëhet një audit domethënë, duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Letrat aty janë. Kanë dalë faktet, ju e patë javën e kaluar në komisionin e inceneratorëve, që e kryesonte Jorida Tabaku, kryetarja e komisionit, deputetja jonë, dhe i nxorri një për një të gjitha faktet. 430 mln euro! Imagjinoni çfarë mund të ishte bërë me ato! Të gjithë dëmet e tërmetit! Çfarë mund të ishte bërë me pensionet, çfarë mund të ishte bërë me familjet në nevojë! Çfarë mund të ishte bërë për fermerët! Këta kanë menduar që nuk do dalë e vërteta. Në fakt aty është! Dëshmitë e vetë ministrave të asaj kohe, në letrat e shtetit, dokumentet zyrtare, është e vërteta. Dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë të vërtetës deri në fund, ta zbardhim dhe ti çojmë përgjegjësit para drejtësisë. Një nga një po i çojmë në SPAK. Edhe raporti përfundimtar që do të bëhet, do të shërbejë për të zbuluar, jo vetëm dëmin, se dëmi k dalë, 430 mln euro dhe shkaktarët e dëmit, por dhe ku i kanë çuar këto lekë. Po ta përmend këtë si shembull meqë më pyete: a rikuperohen dot këto vjedhjet që kanë bërë për tërmetin. Po të ketë vullnet politik, po të keni një njeri, që se ka mendjen me mbush xhepat e vet, por e ka mendjen që paratë që i kanë marrë shqiptarëve, gjëja e parë që bën dhe që më ka treguar planin e emergjent, se planin e emergjencës do bëjë kryetari i bashkisë, është një audit, se çfarë ka ndodhur me të gjitha lekët e bashkisë, me lekët e tërmetit, me ato që folëm, që është fryrë nomenklatura e bashkisë. E paguan me taksat tuaja, paguan shumë veta, që nuk dihet çfarë pune bëjnë, ndërkohë që këtu, numri i familjeve që jetojnë në kufirin e mjerimit është dyfishuar. Njerëz që nuk paguajnë dot më shumë se një vakt në ditë. Njerëz të zhytur deri këtu në borxhe. Njerëz që jetojnë në çadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *