E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Ti i dhe mbiemrit, emër”, komplimenti më i veçantë që ka marrë ndonjëherë Mehdi Malkaj

Të gjithë e njohin, e të gjithë e duan, nëse përmendet Mehdi Malkaj, të gjithëve na vijnë ndermend dhjetra rolet e luajtura nga aktori i madh shqiptar.

Mehdi Malakj aktori që i ka dhënë shumë skenës dhe kinematografisë shqiptare ka ardhur në një rrëfim ndryshe në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Reklamë

I pyetur se kush i ka bërë komplimentin më të bukur, Malkaj ka thënë se ka qenë vëllai i tij më i vogël Bekimi, e më pas ka rrëfyer historinë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ti je më i famshmi?

Malkaj: Vllai që është poshtë meje Bekimi që ëhstë në Greqi, më ka bërë një kompliment që nuk ma ka bërë njeri. Më tha o Mehdi ti i ke dhënë mbiemrit emër. Po pse i thashë unë? Isha ën ambasadë më tha se kisha punë e i tashë Bekim Malkaj jam, çfarë e ke Mehdi Malkajn më pyetën? Vëlla i thashë, e ata më futën brenda. I ke dhënë mbiemrit emër, është shumë e bukur, atij i vajti mendja dhe e tha.

Më shumë video

Reklamë