E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Thyhet gota në takimin e “Ballkanit të Hapur”, batuta e Ramës: Syri i keq…

Gjatë mbajtjes së samitit të “Open Balkan” në Tiranë, teksa kryeministri Edi Rama po prezantonte Komisionerin e BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, atij i thyhet një gotë.

 

Ndërsa komisioneri nis të qeshë, kreu i qeverisë komenton thyerjen e gotës, duke thënë se “U thye një gotë, në traditën tonë syri i keq sa mori një goditje.”

 

Reklamë

Në fjalën e tij në samitin që po zhvillohet në Tiranë, Rama u ndal edhe tek ata që kanë dalë kundër kësaj nisme. Sipas tij, ata që nuk e duan Ballkanin e Hapur, duan diçka tjetër, ndërsa bëri thirrje që kush e do procesin e Berlinit, siç pretendojnë, duhet t’i bashkohet kësaj tryezë.

 

Më shumë video

Reklamë