Zbardhen 9 vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit në Durrës.

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Navigatori” ka arrestuar një 47 vjecar I dënuar më parë për “Vjedhje”.

Shtetasi me iniciale A.Q, në datë 29 shtator , gjatë natës, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., ku ka vjedhur disa sende personale. Gjithashtu ka vjedhur pasqyrat e një mjeti në pronësi të shtetasit M. M.

Jo vetëm kaq, por ai dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit shtator në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Autori ka thyer xhamat e mjeteve I. G., E. T., M. P., M. C., F. A., Xh. R. dhe ka vjedhur navigator, pasqyra ose sende personale.

Po ashtu në datë 22 shtator gjatë natës, në lagjen nr. 13, Durrës, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të një institucioni shtetëror, ku ka marrë një palë çelësa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *